‘Nuk është Ferrari për pleq’: 82 vjeçari humb kontrollin dhe përfundon brenda qendrës tregtare

26 dhjetor 2021 | 22:46

Njerëzit që po bënin blerjet e tyre për Krishtlindje në një qendër tregtare në Andorra, përjetuan disa momente terrori pasi një Ferrari përfundoi brenda.

Incidenti ndodhi në qendrën tregtare Sant Julia De Loria, e vendosur në një qytet të vogël në periferi të Andorrës.

Në timon ishte një 82-vjeçar, i cili shoqërohej nga një grua 59-vjeçare.
Si shoferi ashtu edhe pasagjerja e tij, pësuan dëmtime të lehta pavarësisht përmasave të aksidentit, shkruan abcnews.al. Së bashku me një punonjës, u dërguan në spital për kontroll mjekësor për t’u liruar pas disa orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia njoftoi tërheqjen e më shumë se 10 mijë trupave…