Nuk fshihen më! Francesco Totti dhe partnerja e tij e re marrin vendimin e rëndësishëm për romancën e tyre (FOTO)

02 nëntor 2022 | 16:21

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti dhe partnerja e tij e re, Noemi Bocchi, duke se po ndërmarrin një hap tjetër në marrëdhënien e tyre. Mediat në Itali shkruajnë se ata do të jetojnë së bashku në një apartament të madh në veri të Romës, jo shumë larg qendrës.

Ndërkohë së fundmi, e përjavshmja Chi ka postuar disa fotografi të Totti-t dhe Bocchi-t, të cilët nuk ishin vetëm. Ata ishin të shoqëruar nga Isabel, vajza e ish-legjendës së Romës dhe vajza e Noemi.

Nga imazhet duket qartë se vajzat kanë marrëdhënie të mirë, aq sa janë kapur dorë për dore si dy mikesha të vogla.

Tani Francesco Totti dhe Noemi Bocchi nuk fshihen më. Ata dalin në darkë së bashku pavarësisht nga paparacët, shkëmbejnë puthje dhe përkëdhelje para të gjithëve.

Mes të dyve, gjithçka po shkon mirë dhe tani ata planifikojnë të jetojnë bashkë, në një shtëpi të madhe ku do të ketë vend për të gjithë familjen.

Nuk fshihen më! Francesco Totti dhe partnerja e tij e re marrin vendimin eNuk fshihen më! Francesco Totti dhe partnerja e tij e re marrin vendimin eNuk fshihen më! Francesco Totti dhe partnerja e tij e re marrin vendimin eNuk fshihen më! Francesco Totti dhe partnerja e tij e re marrin vendimin eNuk fshihen më! Francesco Totti dhe partnerja e tij e re marrin vendimin eNuk fshihen më! Francesco Totti dhe partnerja e tij e re marrin vendimin eNuk fshihen më! Francesco Totti dhe partnerja e tij e re marrin vendimin e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Abott, ka reaguar pas…