Nuk hedhet në votimin kërkesa për shkarkimin e Aida Dërgutit

01 qershor 2018 | 16:19

Kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e Aida Dërgutit është shtyrë përsëri.

Kjo ka ndodhur pasi në momentin e votimit në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm vetëm 74 deputetë.

Për shkarkimin e Dërgutit duhet të paktën 80 vota të deputetëve.

Në këtë situatë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk e ka hedhur në votim kërkesën e Vetëvendosjes.

Kjo pikë ka ngjallur debat të ashpër në Kuvend.

Dërguti dikur ka qenë pjesë e Vetëvendosjes, tash është sekretare e Partisë Socialdemokrate (PDS)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Vinca Në luftërat për liri të popullit shqiptar në…