Nuk i pranojmë rezultatet e referendumeve ruse në Ukrainë

28 shtator 08:54

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë në një deklaratë se qëndrimi i Berlinit në lidhje me territoret e pushtuara të Ukrainës, ku autoritetet pro-ruse organizuan referendume ditët e fundit për aneksimin e katër rajoneve në Rusi, nuk do të ndryshojë.

“Ne nuk do t’i pranojmë rezultatet e këtyre referendumeve, të cilat janë një mashtrim, dhe mbështetja jonë për Ukrainën do të vazhdojë e pazbehur”, tha Olaf Scholz në një deklaratë për gazetën Neue Osnabrücker Zeitung, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet pro-ruse njoftuan dje mbizotërimin e “po”-së në referendumet në Kherson, Zaporizhia, Donetsk dhe Lugansk, ku nga e premtja u mbajtën referendume për çështjen e bashkimit të këtyre rajoneve me Federatën Ruse.

Duke iu referuar çështjes së diskutueshme të dërgesave të armëve në Ukrainë, Scholz këmbënguli se Kievi do të merrte menjëherë tanke dhe mjete luftarake të blinduara (AVM) të dizajnuara nga sovjetikët nga vendet e tjera të NATO-s, rezervat e të cilave do të plotësoheshin nga Gjermania. Ai nuk iu referua kërkesës urgjente të Kievit për tanke gjermane më të avancuara.

“Gjermania po e mbështet Ukrainën aq sa mundet, por në të njëjtën kohë, ajo po bën gjithçka që mundet për të parandaluar një konflikt të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë”, tha kancelari për Neue Osnabrücker Zeitung. Ai këmbënguli në faktin se kjo është ajo që duan shumica e gjermanëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Terry McDonell Në foto, Ernest Hemingway hedh një kanaçe…