Nuk ia dolën të plaken bashkë, ndahet përfundimisht çifti i Big Brother Vip Kosova

11 korrik 2023 | 09:55

“Kështu do na keni deri në pleqëri”. Kështu shkruanin Andi dhe Gresa në një foto të përbashkët vetëm pak ditë më parë. Por, siç duket kjo pleqëri ka ardhur më shpejt nga sa parashikohej, me dyshen që i kanë ndarë rrugët e tyre.

Çifti i njohur në “BBVK” nuk janë më me njëri-tjetrin.

Burime për “Prive” kanë raportuar se pushimet e fundit të Gresës në Ibiza janë bërë “mollë sherri” që çifti në fjalë të ndahen përfundimisht.

Teksa modelja vazhdon të ndodhet në shtetin spanjoll duke shijuar pushimet solo, Andi në anën tjetër ndodhet në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania e rriti javën e kaluar presionin ndaj Kosovës duke…