Nuk jepen detaje nga raportimi i drejtorit të AKI-së

21 shkurt 2024 | 12:08

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti, ka raportuar para deputetëve të Kuvendit, konkretisht në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Nga ky raportim nuk janë dhënë detaje nga ana e nënkryetarit të këtij komisioni.

Nënkryetari i këtij komisioni, Salih Zyba, ka thënë se nga ky takim nuk ka diçka që duhet të ndahet me medie.

“Nga kjo përballje nuk ka asgjë për të ndarë me media e as me publikun diçka, është çështje e konsumuar”, ka thënë Zyba.

I pyetur për situatën në veri, ai nuk është deklaruar.

Zyba ka thënë se nuk është kompetent për të folur rreth kësaj çështje.

“Unë nuk jam kompetent për t’u përgjigjur për këtë por sigurisht që kjo ka qenë komunikim edhe me faktorin ndërkombëtar se nuk është shqetësim vetëm i joni dhe i qytetarëve por ky është shqetësim edhe i vendeve fqinje për të cilat është aluduar. Por, rreziku prej Serbisë është permanent çdo here”, ka thënë Zyba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se…