Nuk ju kujtohet titulli i këngës, “Google” ju vjen në ndihmë

26 tetor 2020 | 17:30

Ke një këngë e cila të ka mbetur në mendje, por nuk i gjen dot titullin, “Google” tashmë ka një opsion që mund të ju ndihmojë të kujtoni titullin e këngës që do.

Edhe nëse kujton melodinë, por jo tekstin, sërish të vjen “Google” në ndihmë. Thjesht ti këndon një “la lala lala“ sipas vijës melodike të këngës, “Google” mund ta kuptojë dhe ta gjejë pjesën tjetër.

Ky program i ri aktualisht punon në anglisht në iOS dhe në 20 gjuhë në Android.

“Google” ka në plan ta prezantojë edhe në më shumë gjuhë në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka publikuar renditjen më të…