Nuk ka fitues në ndeshjen Betis – Milan

08 nëntor 2018 | 23:05

Milani barazuar sonte në Real Betis duke lënë të hapur ende garën për tu kualifikuar në këtë grup. Për spanjollët shënoi Lo Celso në minutën e 12’të kurse barazoi Suso në të 62’të

Milan hyri në këtë ndeshje në kërkim të një fitoreje pasi që kishte humbur në San Siro para dy jave në Europa Ligë.

Pjesa e parë ishte një pjesë e baraspeshuar me vendasit që dolën më shpesh në sulm, sidomos në minutat e parë të saj.

Kështu në minutën e 12, ish lojtari i PSG, Lo Celso shënoi golin e parë për rezultat 1-0.

Pas goli të pësuar Milan kishte disa raste por nuk arriti që ti konkretizoi ato.

Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për mysafirët të cilët edhe kërkuan golin e barazimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka dhuruar lodra…