Nuk ka kuorum për miratimin e Projektligjit për pagën minimale

13 maj 2022 | 14:35

Kuvendi nuk ka arritur të miratojë Projektligjin për pagën minimale, pasi nuk pati kuorum në shqyrtim të parë.

73 deputetë ishin të pranishëm në sallë, por vetëm 56 prej tyre morën pjesë në votim, me 51 vota për dhe 5 kundër.

Deputetët e opozitës votuan kundër, duke u thirrur në faktin se veteranët e luftës së UÇK-së nuk janë përfshirë në pagën minimale, në mënyrë që edhe ata të kenë pensionin me vlerë të njëjtë të pagës minimale.

Tani Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 15:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurovision 2022 tashmë ka të 25 finalistët e saj, të…