Nuk kalon propozimi i Kryesisë për rregull të ri në Kuvend

09 korrik 2018 | 11:53

Në mungesë të votave nuk ka kaluar propozimi i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për rregull të ri sa i përket votimit dhe pauzës së deputetëve.

Ky rregull parashihte që seancat të fillojnë në orën 10:00, ndërsa në orën 14:30 deputetët do të duhej të ktheheshin nga pauza e drekës.

Po ashtu sipas këtij rregulli votimi i çështjeve të diskutuara të bëhej në orën 17:00.

50 deputetë kanë votuar për dhe 10 kanë abstenuar. Për t’u bërë i plotfuqishëm ky rregull është dashur të votojnë 80 deputetë.

/Epoka e re/ A. Mavraj/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pozita dhe opozita janë ballafaquar verbalisht gjatë seancës plenare të…