Nuk kalon propozimi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

25 maj 2022 | 12:34

Komisioni për Buxhet dhe Transfere s’ka miratuar propozimin që t’i rekomandohet Kuvendit shqyrtimi i ligjit që mundëson tërheqjen prej 30 për qind nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Deputetët opozitarë të këtij komisioni ishin pro, ndërsa votat e pushtetit ishin kundër, teksa nga minoritetet, Verica Ceraniq e Listës Serbe ishte pro, ndërsa Duda Balje abstenoi.

Pesë deputetë votuan pro, pesë kundër dhe një abstenoi. Në Kuvend, projektligji do të shqyrtohet pa aprovim të Komisionit apo Qeverisë.

Kujtojmë se Projektligjin për Trustin e kanë hartuar nga deputetët e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kërkuar sot hetim, ndjekje…