Nuk kanë të ndalur Toronto dhe Clippersat

07 janar 2019 | 13:31

Toronto Raptors nuk di të ndalet, teksa këtë herë ka mundur 121-105 Indiana Pacers dhe ka shkuar në kuotën e 30 fitoreve.

Ndryshe situata te Los Angeles Lakers, që pa LeBron James ka marrë vetëm një fitore në ndeshjet e fundit. Këtë herë i ka mposhtur Minnesota Timberwolves 108-86. Karl-Anthony Towns (28 pikë, 3 asistime, 18 topa të rikuperuar) dhe Andrew Wiggins (28 pikë) arritën të likuidonin Lakers.

Tobias Harris (28 pikë, 2 asistime, 9 topa të rikuperuar) udhëhoqi Los Angeles Clippers në fitoren ndaj Orlando Magic me rezultatin 106-96. Oklahoma City Thunder është befasuar nga Washington Wizards, që fitoi 98-116. Paul George (20 pikë) dhe Russell Westbrook (22 pikë, 13 asistime, 15 topa të rikuperuar) nuk e ndalën dot humbjen e skuadrës së tyre. Për Wzards spikatën Bradley Beal dhe Otto Porter Jr., të cilët shënuan respektivisht 25 dhe 20 pikë.

Rezultatet

Minnesota – Los Angeles Lakers           108-86
Chicago Bulls – Brookly Nets                 100-117
Los Angeles Clippers – Orlando M.       106-96
Atalanta Hawks – Miami Heat               106-82
Oklahoma City Th. – Washington W.   98-116
Toronto Raptors – Indiana P.                 121-105
Phoenix Suns – Charlotte H.                   113-119

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Z Mobile Prishtina ka paraqitur për regjistrim lojtarin ndërkombëtar…