Nuk mposhtet Kosova, shënon Muriqi

05 shtator 2021 | 22:41

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur të dalë e pamposhtur në ndeshjen që e dominoi nga fillimi e deri në fund kundër Greqisë.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë i takoi Grupit B në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2022, derisa përfundoi me rezultat 1-1.

“Dardanët” e dominuan me lojë dhe raste Greqinë, por nuk arritën të marrin pikë e plota nga kjo përballje. Në pjesën e parë, Kosova ishte dominuese, por Greqia e shfrytëzoi një lëshim të “dardanëve” në minutat shtesë dhe realizoi për 0-1. Autor i goli ishte Anastasios Douvikas. Ndërsa në pjesën e dytë, Kosova ishte me e mirë dhe arriti të gjejë golin e barazimit në minutat shtesë të ndeshjes, kur Vedat Muriqi realizoi me kokë pas një asistimi të Loshajt.

Kosova pas katër ndeshjeve zë vendin e tretë në grup me 4 pikë, derisa grekët pozicionohen një pozitë me poshtë me 3 pikë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe koordinatori i shërbimeve të…