Nuk rekomandohet shkarkimi i bordi të ZRrE-së, Pal Lekaj: Oh Zoti ju vraftë!

21 qershor 2022 | 12:25

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, me 3 vota për dhe 6 kundër, nuk ka kaluar mocioni i paraqitur nga LDK-ja për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE).

Pas mosshkarkimit të bordit të ZRrE-së, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i është drejtuar deputetëve të pushtetit me ketë fjali: “Oh Zoti ju vraftë”.

“Vuçiqi është deklaruar në media që ka pas një marrëveshje me KEDS-in. Ai nuk ka asnjë rëndësi për mua. E solla çka ka thënë dhe se janë të pandërgjegjshëm ndaj marrëveshjeve. Sa i përket ‘Elektroserverit’, a s’ka qenë ky veprim politik i tyre për mos më paguar që disa vjet?”, ka thënë Lekaj.

Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka përmendur disa vendime të opozitës e ndër to ishte edhe “Elektroserveri” dhe marrëveshjet e nënshkruara nga qeveria e atëhershme lidhur me furnizimin e energjisë elektrike në veri të vendit.

Muja ka folur edhe për marrëveshjen më veriun që është arritur e që sipas tij është një marrëveshje e dobishme dhe funksionale.

Për “Elektroserverin” ka folur edhe shefja e deputetëve të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se është i regjistruar si kompani e Kosovës.

“Sa i përket ‘Elektroserverit’ është regjistruar si kompani e Kosovës. Të njëjtat të drejta do t’i ketë edhe ‘Elektroserveri’ i regjistruar në Kosovë e faturuar në Kosovë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Ekonomi është duke shqyrtuar mocionin e dhjetë deputetëve…