Numër rekord i rasteve të reja me Covid-19 në Francë

18 shtator 2020 | 21:45

Franca ka shënuar rekord me 13,215 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 428,696, derisa shënohet dita e shtatë e rritjes së të infektuarve krahasuar me ato të majit, dy javë pasi kufizimet janë hequr.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se numri total i të vdekurve nga Covid-19 është rritur për 154, në 31,249, raporton Reuters. Derisa infektimet po rriten, rajonet më të prekura në Francë kanë shtrënguar masat për të parandaluar përhapjen e virusit.

Morseille dhe Bordeaux janë ndër ato që morën masa kufizuese. Por, të tilla nuk janë marrë edhe në Paris, ku virusi ka qarkulluar më shpejtë se çdokund tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq prej të premtes mbrëma është…