Numërohen mbi 17 mijë vota të mërgatës, PDK kalon LDK-në

02 mars 2021 | 20:36

Është duke vazhduar numërimi i votave me postë apo votave nga mërgata në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Deri më tani janë numëruar 17 mijë e 159 vota nga rreth 56 mijë e 910 vota të aprovuara nga diaspora.

Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar rreth orës 19:00) rezultatet deri më tani janë si më poshtë:

LVV – 12,700 vota

PDK – 1,499 vota

LDK – 1,440 vota

AAK – 732 vota

NISMA – 162 vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku…