
Numri 8 i listës së AAK-së, Florim Mataj, kandidat për asambleist në Deçan
Florim Mataj nga Baballoqi, prej shumë vitesh është njëri ndër anëtarët më të përkushtuar dhe më aktiv të Kuvendit Komunal.
Kontributi i tij është i hershëm: fillimisht si aktivist, më pas si luftëtar i lirisë në radhët e para të UÇK-së, e pas luftës si pjesë e TMK-së e FSK-së, e më vonë si pjesë e rëndësishme e strukturave të Aleancës, besnik i përhershëm i Liderit Ramush Haradinaj. Në jetën profesionale është dalluar si jurist, profesionist i jashtëzakonshëm dhe menaxher i shkëlqyer, i dëshmuar me punë.
Florimi kurrë nuk është ndalur së dhëni kontribut, jo vetëm për Baballoqin, por për gjithë territorin e Deçanit.
Fitorja e tij në zgjedhjet e 12 tetorit nuk është vetëm fitore personale, por fitore e Baballoqit, e qytetarëve të Deçanit dhe një nder i madh për Kuvendin Komunal.
Urime dhe suksese Florim! 8️⃣✅
Jam i bindur në fitoren tuaj!
Sepse ne #FLASIMmePUNË
#AAK ✅
#BashkimRamosajKryetar ✅
#FlorimMatajPerKuvendinKomunal 8️⃣✅