Nura: Çdo atmosferë tensioni e shtetrrethimi në Skenderaj zgjon kujtime që ky vend i ka paguar shtrenjtë

15 maj 2026 | 00:26

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka reaguar pasi pjesëtarë të Njësisë Speciale u panë në këtë qytet.

Ai në një shkrim në Facebook, ka thënë se çdo atmosferë tensioni apo shtetrrethimi atje, zgjon kujtime që vendi i ka paguar shtrenjtë.

“Sonte, në mesnatë, në Sheshin e Lirisë “Adem Jashari” në Skenderaj, shumëkush mund të ndiejë peshën e një simbolike të rëndë. Jo sepse historia po përsëritet, e as sepse kohët janë të njëjta, por sepse çdo atmosferë tensioni e shtetrrethimi në këtë qytet zgjon kujtime që ky vend i ka paguar shtrenjtë.

Kur qytetarët fillojnë të ndiejnë presion aty ku duhet të ndiejnë liri, atëherë çdo pushtet duhet të reflektojë”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
REL Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës) ia…