Nura: Fitorja jonë në Skenderaj do të jetë dedikim për Thaçin dhe Veselin

11 tetor 2021 | 22:56

Kandidati për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK-së, Fadil Nura, ka falënderuar bashkëshorten e Kadri Veselit, Violetën, për përkrahjen e dhënë në kandidaturën për kryetar të Skenderajt.

“Kam mirëpritur me respekt të veçantë bashkëshorten e kryetarit Veseli, znj.Violetë, me të cilën ndajmë mendim të përbashkët se heronjtë e gjallë që po mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë, do të dalin triumfues e faqebardhë në fund të procesit politik me të cilin po përballen. Kanë tejkaluar sfida edhe më të rënda dhe kanë triumfuar”.

“Faleminderit për përkrahje, znj.Violetë!
Fitorja jonë do të jetë dedikim për presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli. Ua kemi borxh një fitore të madhe më 17 tetor”, ka shkruar Nura në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës ka thënë se…