Nura i ofron bashkëpunim KFOR-it

02 maj 2023 | 16:12

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur të martën në takim përfaqësues të KFOR-it, përkatësisht komandantin aktual të ekipit slloven të LMT-së, kapiten Matjaz Cimperman me bashkëpunëtorë dhe eprorë të Komandës Rajonale Lindje.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të komunës së Skenderajt dhe KFOR-it, në fushat e përgjegjësisë, bashkëpunim ky që është vlerësuar i frytshëm si nga ana e kryetarit Nura dhe KFOR-i.

Gjatë takimit është prezantuar komandantja e re e ekipit të LMT-së, që do të shërbejë për 6 muaj në vazhdim.

Me këtë rast, kryetari Nura, duke i uruar për detyrën e re, ka ofruar bashkëpunimin e plotë nga ana organeve komunale, në funksion të përmbushjes së misionit të KFOR-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi, shitjet dhe transferet tjera që do të përfundojnë…