Rikthimi i Messit në ‘Camp Nou’: Barça: Do të jetë një verë interesante

02 maj 2023 | 16:07

Lionel Messi, shitjet dhe transferet tjera që do të përfundojnë në “Camp Nou”.

Edhe pse është në “llupë” të Fair-Play financiar, të imponuar nga La Liga, Barcelona paralajmëron se do të jetë aktive në afatin kalimtar të verës.

Këtë e paralajmëron edhe drejtori sportiv i “Blaugrana”, Mateu Alemany, i cili po punon për ta përforcuar ekipin për sezonin 2023/24.

E pa dyshim, synimi më i madh i liderit të La Ligas është Lionel Messi, i cili ishte larguar para dy vjetësh si lojtar i lirë, por që tash po flitet se mund të rikthehet në klubin ku bëri emër.

“Edhe pse ‘merkato’ do të hapet në verë, obligim yni është që të punojmë pa pushim, gjatë tërë vitit. I kemi në mendje tashmë disa situata: kur të mbyllet sezoni, do të shohim se çka do të ndodhë me hyrje dhe me dalje. Do të jetë një verë interesante, këtë ua siguroj”, ka deklaruar zyrtari i lartë i klubit. Barça po mendon t’i shesë disa lojtarë që nuk konsideron të dobishëm nga trajneri Xavi Hernandez, ndërsa priten edhe përforcime në “Camp Nou”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 334 mijë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në…