Nurellari: Narrativa e LV-së, relativizimi i Millosheviqit dhe demonizimi i rivaleve politik

16 nëntor 2021 | 15:07

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, e ka kritikuar qëndrimin e kryetarit të ri të Shtimes, Qemajl Aliu, i cili pas fitores përballë Naim Ismajlit të PDK-së, ka deklaruar se kjo komunë përsëri është e lirë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se narrativa  zyrtare e LV-së është relativizimi i Millosheviqit dhe demonizimi i rivaleve politik.

“Kjo është narrativa zyrtare e Vetëvendosjes: relativizimi madje glorifikimi i Millosheviqit dhe demonizimi i rivaleve politik.  Sipas kësaj propagande anti-kombëtare, që është bërë retorike e përditshme e Vetëvendosjes, ‘Kosova nën okupimin serb paska qenë e lirë dhe e begate por administrata ndërkombëtare e OKB-së dhe qeverisja shqiptare e paska shkatërruar’”, ka shkruar Nurelarri.

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një hap i madh për Astera Tuhinën, nënshkruan për Washington…