Nurellari: Rezultati i ngushtë sipas të dhënave nga Exit Poll mund të sjellë tensione

25 prill 2021 | 20:05

Gazetari Adri Nurellari bazuar te rezultati i EXIT Poll nga Euronews Albania u shpreh se gara e afërt për mandate do sjellë tensione.

“Unë shoh telashe dhe do ketë motiv për të menduar se një votë e maipuluar do sjell kërkesa për rinumëri. Nëse dalin e certifikohen zgjedhjet shqetësimi i parë është se PS-ja është në avazntazh të zbehet dhe opozita mund të mendoj se blerjae votave ka ndikuar në rezultat.

Gazetari Nurellari u shpreh se pret që PS-ja të kërkojë nga partitë e vogla deputetë për të krijuar qeverinë.

“Prej prillit deri në shator PS-ja do ‘blerë’ deputet nga partitë e vogla. Në të dyja rastet do kemi një verdikt politik të paqartë, që do jetë në pikëpyetje në vazhdimësi dhe kjo do të thotë se do kemi probleme,’ u shpreh gazetari Adri Nurellari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i UÇK-së Bashkim Rrahimaj i cili u vra mesditën…