Nusja “Zhulietë” e infektuar me Covid-19 martohet nga dritarja

03 dhjetor 2020 | 08:55

Ajo donte me çdo kusht që të martohej dhe asgjë nuk do t’ia prishte ditën më të lumtur të jetës. As koronavirusi. Pasi më 20 nëntor, Lauren Jimenez, 29 vjeç, dhe Patrick Delgado, 27, vendosën të martoheshin, nusja u infektua me koronavirus. Megjithatë, çifti nuk i anuloi planet dhe ceremonia u krye në distancë.

Si një Romeo i kohëve të pandemisë, Patrick qëndronte në rrugë, ndërsa “Zhulieta” Lauren në dritaren e apartamentit të saj në një godinë dykatëshe në Ontario, Kaliforni. E për të respektuar në maksimum protokollin anti-Covid, të ftuar ishin vetëm 10 persona.

Kjo nuk pengoi fotografen e tyre, Jessica Castellano, që të realizonte disa foto vërtet të jashtëzakonshme, që do të mbeten për shumë gjatë në kujtesën e tyre. Ndërkohë, në pritje për t’u puthur si “burrë e grua” pasi të shërohet nusja, Lauren dhe Patrick kanë planifikuar një festë të madhe vitin e ardhshëm, me shpresën që pandemia do të ketë përfunduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë në media është raportuar se në Spitalin e Gjakovës…