Nxënësi nga “American School of Kosova” fiton bursë në Harvard

16 dhjetor 2017 | 18:56

Drin Krasniqi, student i vitit të fundit të shkollës së mesme në Shkollën Amerikane të Kosovës, është fitues i bursës së plotë 4 vjeçare për studimet universitare në Harvard, duke filluar nga viti i ardhshëm. Kjo bursë mbulon shpenzimet e udhëtimit, shpenzimet personale, 4 vitet e shkollimit, akomodimin dhe ushqimin; vlerë kjo mbi $300,000.

Shkolla Amerikane e Kosovës është krenare dhe e privelegjuar që ka kontribuuar në një arritje të tillë. Drini ka treguar sukses të jashtëzakonshëm gjatë studimeve të tij në ASK dhe tani ai po e ndjek ëndrrën e tij për të qenë në mesin e mendjeve më të ndritura në botë.

Drin Krasniqi është njëri nga shumë liderë të së ardhmes në Kosovë, që kanë përfunduar studimet e tyre në Shkollën Amerikane në Kosovë. ASK gjithashtu mburret me suksesin e ish studentëve të saj, të cilët kanë fituar bursa të plota në shumë universitete të njohura të botës dhe që tanimë kanë sjellur ndryshimin në vendin tone. Ndër më të suksesshmit janë: Agon Gashi, Bard College, NY, Agon Kastrati, Dartmouth College, Plarentina Desku, American University në Washington DC, Rea Dika, Webster University, Gjenevë, Fëllanza Limani, Kingston University, UK, Doruntina Hasani, Regents University, UK, Gresa Balaj, Emerson College, Boston, USA, Anita Gashi, Webster University, Holandë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Distria Krasniqi s’ka arritur të rrëmbejë medalje në Mastersin…