Nxënësit e gjimnazit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Podujevë hapin ekspozitë

10 maj 2022 | 15:20

Nënkryetarja e komunës së Podujevës, Marigona Lahu, e shoqëruar edhe nga drejtori i Arsimit, Avni Fetahu dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj, kanë vizituar ekspozitën e artit pamor të nxënësve të gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në sheshin e qytetit.

“Përveç zhvillimit të aftësisë së pikturuarit, kjo ekspozitë ka për qëllim edhe zbukurimin e ambientit me krijimtarinë artistike të nxënësve tanë. Si qeverisje komunale do të punojmë që të krijojmë kushte të favorshme në zhvillimin e shkathtësive për artistët e rinj dhe talentët llapjanë”, ka thënë nënkryetarja Lahu.

Organizatorë të kësaj ekspozite në sheshin “Katër Dëshmorët” janë dy profesorët e artit figurativ, Faton Aliu dhe Mirsime Zhitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar OJQ-në…