Nxënësit e ‘Mehmet Akif’ nga Kosova fitojnë vendet e para ne gare ndërkombëtare
18 shkurt 2020
| 15:41
Medalje e artë në Albanian Science and Engineering Fair (ASEF).
Në panairin e 14-të të shkencës dhe inxhinierisë i cili u organizua nga Turgut Ozal Education JSC, në mesin e 1000 projekteve nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’, Artin Ahmeti dhe Rion Reçica arritën ta rrëmbejnë medaljen e artë!
Kategoria në të cilin nxënësit morën pjesë ishte dizajnimi i një web faqeje.
Nxënësit u shprehën shumë të entuziazmuar që në një të ardhme të afërt mund të bëjnë publikimin e kësaj web faqeje.