Nxënësit protestojnë me moton “S’po shkohet në shkollë”

19 prill 2022 | 14:37

Mijëra nxënës në 28 komunat e Kosovës kanë protestuar të martën me moton “S’po shkohet në shkollë”.

Protesta e organizuar nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës, ka pasur për qëllim kthimin e vëmendjes tek procesi mësimor.

Kjo kërkesë iu drejtua institucioneve shtetërore, mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve.

“Nuk kemi dritë, ajër të mjaftueshëm’, s’kemi siguri në klasë, në oborr dhe në rrugë. Në shkollë s’kemi as psikologë, as shkollë emergjente, as kuti të emergjencës, s’kemi kabinete për praktikë, as salla të edukatës fizike. Në vend të krejt këtyre kemi substanca narkotike dhe duhan. S’po shkohet në shkollë. Në shkollë s’kemi as libra, hala mësojmë përmes diktimit edhe skriptës, s’po shkohet në shkollë se ato libra që janë kanë gabime dhe janë të vjetra. Librat diskriminojnë gratë dhe kategori të tjera të margjinalizuara. S’po shkohet në shkollë, se shkolla është e mërzitshme”, u tha në një fjalim të nxënësve para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Gjermania theksojnë se skuadra e Bayern Munich do të…