Nxënësve të shkollës ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë u ofrohet praktikë dhe mundësi punësimi

18 maj 2022 | 11:56

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në zyre përfaqësues të kompanisë “Joni-Sh” dhe zëvendësdrejtorin e shkollës ekonomike “Isa Boletini” si dhe drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu.

Me ketë rast është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes shkollës ekonomike “Isa Boletini” dhe kompanisë “Joni-Sh” për praktikë profesionale për nxënësit e shkollës në këtë kompani.

Kompania “Joni-Sh” merret me grumbullimin, përpunimin dhe prodhimin e frutave të imëta.

Elementet kryesore të këtij memorandum bashkëpunimi janë; kompania “Joni-Sh përveç praktikës profesionale për nxënësit ajo ofron pagesë për nxënësit praktikantë, shujta falas, sigurime shëndetësore në punë si dhe praktikantëve të suksesshëm u siguron bursë për studime të mëtutjeshme.

Po ashtu, nxënësit të cilët tregojnë performancë të suksesshme në punën e tyre, kompania u ofron marrëdhënie të rregullt pune.

“Ndihem shumë i lumtur për jetësimin e kësaj marrëveshje, si institucione lokale po synojmë që marrëveshje të tilla të bëjmë edhe me kompani të tjera serioze, me qëllim që dijen teorike ta lidhim me punën praktike dhe nxënësit tanë t’i përgatisim nesër për tregun e punës”, ka thënë kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka…