NYT: Biden nuk dëshiron ta shkarkojë drejtorin aktual të FBI-së

02 dhjetor 2020 | 23:05

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së nuk dëshiron ta sjell një person tjetër në pozitën e FBI-së.

Joseph Biden nuk dëshiron ta zëvendësojë Christopher Wrayn nga pozicioni i drejtorit të Byrosë Federale të Hetimit, raporton New York Times.

Gazeta citon një deklaratë nga një zyrtar i lartë i demokratit, i cili ka dëshiruar të jetë anonim.

“Ekipi i Bidenit nuk do ta zëvendësojë drejtorin e FBI-së nëse Trump nuk e shkarkon atë”, shkruan gazeta amerikane.

Askush nga fushata e presidentit të sapo zgjedhur të SHBA-së nuk i është përgjigjur këtyre shkrimeve për të mohuar ose pohuar informacionin. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, e ka quajtur Isa Mustafën,…