O Plak!

22 mars 2024 | 00:47

(Xheladin Gashi – Komandant Plaku)

Nait Hasani

O Plak, sot u bënë 19 vjet nga vdekja jote, pas një lufte të lavdishme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e atdheut tonë nga okupimi shekullor Serb.

Vdekja jote ishte e hershme, e le shumë heret vendin bosh, por le kujtime të fuqishme mes ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si njeri i urtë, i sjellshëm, fjalë embel dhe i dinjitetshëm me vlerat e mesuesit dhe të ushtarakut popullor.

Të kujtojnë të gjithë si njeri që dhe çdo gjë për atdheun, ishe dhe pjesë e legjendave e tregimeve nëpër oda e beteja.

Sa herë vjen marsi Ti Plak, me Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të familjes Jashari, ti je në ball të Odës së Jasharajve në odë me Ademin e Mujen, Rexhen e Hamzen dhe luftetar tjerë të lirisë.

E gjithë ajo luftë, ai mundi e sakrificë, ai gjak i derdhur neper fushëbeteja dhe fytafytas me policinë e ushtrinë serbe, ku luajtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kursenin asgjë për liri e çlirim të Kosovës, që ne sot e 16 vjet e gezojmë shtetin e Kosovës e Kosova e gezon lirinë e saj është vepër e juaja.

Të gjithë ata ushtar të UÇK-së, që morën fishek e armatim nga dora jote të kujtojnë si komandant Plaku me vlera prindërore e ushtarake.

Dhe pas kaq kohe kujtimet per ty jane shume te fresketa per qendrimin tend dhe vendosmerin ne lufte per liri.

Sot ne vend te gezojme shtetin e lirine e Kosoves e te vijme te varri  ne nderime shoket e bashkeluftetaret e tu, ne sot akoma perballemi si ne kohen e okupimit Serb me drejtësinë politike te Srbisë ne Gjykaten e Hages.

Shkau, thoshe Plak, rrenjet thelle i kishte pas shti në Kosovë, po duhet kohe e lufte e pakompromise me i shkull ato rrenje e me i hjek qafe, Plak.

Shokët tane janë në Hagë akoma, duke u përballur me prokurorinë në Gjykaten e Hagës, për drejtesinë dhe pastërtinë e luftës sonë të Ushtrise Çlirimtare të Kosovës, qe tre vite me akuza absurde të Serbisë dhe të bashkëpunëtorëve të saj.

Ky vend ka nevoj për keshillat e tua Plak, na fol një fjale nga varri.., na jep një mesazh.

Ky vend i bukur Plak, është i bekuar nga zoti, por don mund sakrificë dhe akoma gjak.

Jeta jote është liria e Kosovës e vepra jote është në ball të historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky vend e kjo tokë ka me të kujtuar ty sa do të ketë në këtë tokë shqiptarë.

Nderime e respekt veprës sate Plak!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje tragjike ndodhi sot në rrugën ‘Isa Boletini’ në…