OAK-u: Bizneset kërkojnë nga Qeveria reagim emergjent në mbrojtjen e tyre

29 maj 2020 | 10:22

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka mbajtur një takim virtual me bizneset anëtare për të diskutuar lidhur me sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar si rezultat i pandemisë dhe propozimet për pakon e rimëkëmbjes.

Gjatë këtij takimi u prezantuan disa nga pikat për të cilat u dakorduan bashkërisht që duhet te jenë të përfshira në pakon për rimëkëmbje ekonomike, e cila do të kontribuonte në tejkalimin e kësaj situate.

Në njoftimin e OAK-ut thuhet se përfaqësuesit e bizneseve kërkuan nga Qeveria të kenë reagim emergjent në mbrojtjen e tyre.

OAK-u duke u bazuar në kërkesat e drejtpërdrejta të bizneseve ka përgatitur dokumentin me propozimet në mënyrë që pako e rimëkëmbjes të jetë një pako e mirëfilltë që do t’i dalë në ndihmë biznesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA raportohet se dëshiron ta mbyllë sezonin aktual të Ligës…