Obama rrëmben zemrat e fansave me dedikimin për bashkëshorten

21 janar 2018 | 12:10

Në ditën e lindjes së bashkëshortes së tij, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Barack Obama, i ka dedikuar një urim special.

Në llogarinë e vet në “Instagram”, Obama ka postuar një foto me Michelle, në të cilën ka shkruar: “Ti nuk je vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi. Ti je shoqja ime më e mirë. E dashuroj forcën tënde, hijeshinë dhe vendosmërinë tënde. Dhe të dua çdo ditë e më shumë. Gëzuar ditëlindjen!”

Ky urim i Obamës ka marrë mijëra pëlqime e komente nga fansat e tij, të cilët e kanë vlerësuar së tepërmi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deti na qetëson të gjithëve dhe duket se ka pasur…