Obiliqi do të bëhet me shesh

16 nëntor 2020 | 14:42

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, bashkë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Tahiri, si dhe familjarë kanë vënë gurthemelin për ndërtimin sheshit “Adem Preniqi”, i cili do të realizohet në hapësirën e ish-objekteve të vetmisë në qytetin e Obiliqit.

Me këtë rast, Gashi ka thënë se realizimi i këtij projekti do të bëhet për 9 muaj, ndërsa ka shtuar se vlera e këtij projekti është afër 1 milion euro.

“Është projekt që do të investohet në një hapësirë prej 1 hektar e 14 ari. Vlera totale e projektit është 989 mijë euro. Realizimi i projektit do të jetë për 9 muaj, dhe shpresojmë që të jetë kështu, nëse nuk ka ndonjë problem gjatë ekzekutimit të punimeve për shkak të pandemisë”, ka thënë Gashi.

Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë ky shesh do ta mbajë emrin e një atdhedashësi të kësaj komune.

“Ky është një park, një shesh i cili do të mbanë emrin e një veprimtari dhe një qytetari të ndershëm, punëtor dhe atdhedashës të kësaj komune. Është një projekt kapital i cili është pjesë e angazhimeve që kryetari e ka me e transformuar qytetin e Kastriotit… Ky qytet është duke e bërë një transformim unik, jo vetëm në Kosovë, mirëpo edhe me gjerë, në veçanti me kushtet që i ka”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konferenca e parë statusore në rastin kundër katër ish-drejtuesve të…