O’Brieni për dinarin: Po kërkojmë një hap mbrapa

22 mars 2024 | 15:43

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se asnjë qeveri nuk duhet të marrë vendime që varfërojnë popullsinë.

“Por, ne e shohim që në veri të Kosovës është shumë e vështirë për një numër individësh që t’i blejnë gjërat që u duhen për përditshmërinë e tyre”, ka thënë ai.

Deklarata e tij ka qenë referencë për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave në para të gatshme.

O’Brieni ka thënë se vetë emisari Gabriel Escobar i ka vizituar qytetarët e veriut të Kosovës ditë më parë, për të parë nga afër situatën atje.

“Miqtë e Kosovës tani po thonë që do të dëshironin që kjo rregullore të rishqyrtohej dhe të zbatohej ashtu që u mundëson qytetarëve të vet që të paguajnë për gjërat e përditshme. Kjo nënkupton marrjen e një hapi mbrapa, lejimin e hyrjes së ndonjë valute, euro, dinarë, kjo është diçka për të cilën po diskuton Lajçaku”, ka thënë ai, duke iu referuar të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Ne e kuptojmë se Qeveria (e Kosovës) dëshiron të kuptojë se çfarë valute po i hyn brenda territorit, por ekzistojnë mënyra për të garantuar transparencën pa i ndërmarrë veprimet e tanishme”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fund të sezonit, Joel Matip, Thiago Alcantara dhe Adrian…