OBSh-ja mbyll zyrën në Moskë

16 maj 2023 | 16:03

Selia evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) ka vendosur ta mbyllë zyrën e saj në Moskë dhe të transferojë funksionet e saj në Danimarkë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë OBSh-ja. Vendimi, i marrë të martën gjatë një seance virtuale, ka pasur kërkesat e anëtarëve vitin e kaluar për të mbyllur zyrën për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Seanca online është thirrur pasi një grup prej 30 shtetesh anëtare kanë kërkuar një takim të posaçëm në prill nëpërmjet një letre ku theksohej se “ndikimet e menjëhershme dhe afatgjata në shëndetin në Ukrainë dhe më gjerë” të shkaktuara nga pushtimi rus mbeten “një çështje mjaft shqetësuese”. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka pasur një edicion të mirë…