OBSh: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëse infektive në botë në 2024-n
13 nëntor 2025
| 08:56
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se më shumë se 1.2 milion njerëz vdiqën nga tuberkulozi në vitin 2024, duke e bërë atë sëmundjen infektive më vdekjeprurëse në botë për një tjetër vit.
Vdekjet nga tuberkulozi ranë me 3% krahasuar me vitin 2023 dhe numri i rasteve gjithashtu ra, me rreth 2% në nivel global. Rreth 10.7 milionë njerëz u infektuan me tuberkuloz në vitin 2024, 5.8 milionë burra, 3.7 milionë gra dhe 1.2 milionë fëmijë.



