Oda Amerikane dhuron pajisje për një shkollë në Lipjan

09 janar 2019 | 10:44

Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka dhuruar Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan një donacion në pajisje të teknologjisë së informacionit dhe orendi të tjera.

Donacioni përfshin kompjuterë desktopë, karrige, si dhe një printer, ndërsa do të bëjë të mundur pajisjen elementare të një laboratori për qëllime të ushtrimeve praktike nga lëndët e ndërmarrësisë dhe ekonomisë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, ka thënë se iniciativat si këto kanë për qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit e shkollave kosovare me qëllim të përgatitjes më të mirë të tyre për tregun e punës, ndërsa falë mbështetjes së vazhdueshme të anëtarëve të Odës Amerikane, përkrahja e tillë do të vazhdojë përgjatë tërë vitit 2019.

Kësaj iniciative të Odës Amerikane i janë bashkuar edhe disa biznese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën e Gjinekologjisë të…