Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës i ndan çmimin “Anëtar Nderi” Bekim Haxhiut

16 maj 2026 | 23:52

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, në 10-vjetorin e themelimit të saj, i ka ndarë çmimin “Anëtar Nderi” Bekim Haxhiut, për punën dhe angazhimin e tij në zhvillimin dhe avancimin e fizioterapisë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku ka shprehur emocionet dhe mirënjohjen për këtë vlerësim.

“I nderuar dhe me shumë emocione e krenari pranova çmimin ‘Anëtar Nderi’ nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, në 10-vjetorin e themelimit të saj. Ky vlerësim më bëri të ndihem i nderuar dhe i vlerësuar nga kolegët me të cilët kemi ndarë vite pune dhe përkushtimi për zhvillimin e fizioterapisë në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu.

Ai ka theksuar se rruga për themelimin, ngritjen dhe fuqizimin e profesionit të fizioterapisë ka qenë sfiduese, por se sot fizioterapia në Kosovë qëndron përkrah vendeve evropiane.

Sipas Haxhiut, një dëshmi e kësaj ishte organizimi nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës i Mbledhjes së Përgjithshme të 15-të të Fizioterapisë Botërore për Rajonin e Evropës, e mbajtur nga 13 deri më 15 maj 2026, me pjesëmarrjen e 34 shteteve evropiane.

Ai ka falënderuar kolegët për vlerësimin dhe ka theksuar se ky çmim do të jetë motiv shtesë për të vazhduar kontributin në avancimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më herët, qeveria bëri të ditur për nisjen e punimeve…