Oda e Hotelerisë: 30 për qind e bizneseve në Kosovë rrezikojnë të mbyllen

06 tetor 2022 | 12:38

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT) ka alarmuar të enjten se 30 për qind e bizneseve në Kosovë rrezikojnë të mbyllen.

Kështu  ka bërë me dije Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT) pas një takimi që kryetari i kësaj ode, Hysen Sogojeva, ka zhvilluar me kryetarët e njësive rajonale.

“Në këtë takim u diskutua për shumë çështje e problematika me të cilat po ballafaqohen bizneset në tërë Kosovën. Kryetarët e njësive rajonale janë shprehur shumë të shqetësuar për gjendjen aktuale me të cilën po ballafaqohen bizneset e sidomos me ngritjen e çmimeve duke e argumentuar këtë me faktin se nga janari kosto e mallit është ngritur 42 për qind e duke ia shtuar kësaj edhe problemet me të cilat bizneset do të përballen gjatë dimrit për shkak të paralajmërimeve për krizë energjetike. Qeveria ka paralajmëruar që na pret një dimër i vështirë, prandaj OHT-ja kërkon që të gjendet mënyra që këto biznese të ndihmohen përndryshe së paku 30 për qind e tyre rrezikojnë të mbyllen. Qeveria në vend që të marrë vendime që e rëndojnë edhe më shumë gjendjen e bizneseve, duhet që së bashku me OHT-në dhe Odat tjera të gjejë mënyra për përkrahjen e tyre që të mbijetojnë e të mos mbyllen. OHT-ja do të vazhdojë të jetë zë dhe përfaqësues i bizneseve para të gjithë institucioneve dhe mekanizmave tjerë”, ka njoftuar Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“U plagos nga një plumb qorr në natën e ndërrimit…