Oda e Mjekëve njofton për vdekjen e internistit, Saljidin Jonuzi

13 nëntor 2022 | 22:41

Saljidin Jonuzi, doktor i mjekësisë interne, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar Oda e Mjekëve të Kosovës.

Jonuzi ishte me prejardhje nga Dragashi, ndërkaq specializimin në profesionin që e ushtroi e kreu në Sarajevë.

“Dr. Jonuzi i shërbeu qytetarëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Dragash, për vite me radhë. Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ragmi Mustafi, sipas…