Odegaard, lojtari më i mirë për muajin nëntor dhe dhjetor në Premier Ligë

13 janar 2023 | 16:56

Premier Liga angleze ka vazhduar me ndarjen e çmimit për lojtarin më të mirë të muajit, kësaj radhe për muajt nëntor dhe dhjetor.

Martin Odegaard është votuar lojtari më i mirë i muajit nëntor dhe dhjetor në Premier Ligë.

Kapiteni i Arsenalit bëhet norvegjezi i dytë që e fiton çmimin në fjalë, pas yllit të Manchester Cityt, Erling Haaland i cili u zgjodh lojtari më i mirë i muajit gusht në vitin 2022.

“Ndjenjë fantastike. E kam thënë shumë herë, kjo skuadër ka lojtarë të rinj që janë të uritur dhe ne luajmë shumë mirë me njëri tjetrin. Është kënaqësi e madhe që të luaj me ta dhe të tregoj aftësitë e mija, kështu që jam tejet i lumtur që e fitoj këtë çmim”, ka thënë Odegaard për faqen zyrtare të Arsenalit.

Odegaard ka regjistruar tre gola dhe tre asistime përgjatë muajve nëntor dhe dhjetor, përfshirja më e madhe e golave nga çdo lojtar i Premier Ligës gjatë kësaj periudhe.

Mesfushori norvegjez është lojtari i parë i Arsenalit që e fiton çmimin e lojtarit më të mirë të muajit që prej Pierre-Emerick Aubameyang në muajin shtator të vitit 2019.

Odegaard e ka fitruar garën për çmimin në fjalë përballë Casemiros, Haaland, Ben Mee, Joao Palhinha, Marcus Rashford, Bukayo Sakas dhe Kieran Trippier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati serb, Ivan Niniq ka deklaruar se presidenti i Serbisë,…