OEK-u apelon për ligjshmëri në rastin ‘Klan Kosova’

16 qershor 2023 | 11:20

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka shprehur shqetësimin e thellë për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’i merret licenca e biznesit kompanisë “Klan Kosova”.

OEK-u ka vlerësuar se ky vendim nuk është në përputhje me procedurën administrative gjegjëse, prandaj ka kërkuar që vendimi të rishikohet.

“OEK është e shqetësuar edhe më tepër me implikimet që sjell ky vendim, sidomos me mundësinë që të mbyllet ‘Klan Kosova’ si medium. ‘Klan Kosova’ është ndër mediat që ka bërë më së shumti për promovimin e bizneseve vendore, prandaj çdo cenim i medies ‘Klan Kosova’ është edhe cenim i promovimit të prodhimeve kosovare. Për më tepër OEK-u është e shqetësuar edhe me implikimet që një vendim i tillë, pa respektuar proceduarat administrative, do të ketë në imazhin e Kosovës si vend që tenton të tërheq investime të huaja. Prandaj, OEK apelon për vendimmarrje të drejtë, të bazuar në procedurat e ligjet gjegjëse si dhe respektim të të drejtave të bizneseve por edhe për pacenueshmëri të lirisë së shprehjes”, është thënë në reagimin e OEK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asnjë kamion me mallra me origjinë nga Serbia nuk ka…