OEK-u kërkon nga deputetët mos ta përkrahin heqjen e homologimit (Dokument)

05 tetor 2020 | 15:24

Oda Ekonomik e Kosovës (OEK) me anë të një letre të cilën e ka siguruar gazeta “Epoka e re”, i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe të gjithë deputetëve të legjislaturës së VII që mos ta përkrahin ndryshimin e Ligjit nr.05/ L-123, në të cilin parashihet heqja e homologimit për mjetet motorike.

“OEK-u e sheh me shqetësim nismën e ndryshimit të Ligjit për Automjete, përmes të cilit synohet heqja e të ashtuquajturit ‘shërbim i homologimit’, që aplikohet në veçanti për mjete rrugore që importohen”, thuhet në letrën e OEK-ut dërguar Kuvendit të Kosovës, letër kjo që mban firmën e kreut të këtij institucioni, Berat Bukiqi.

No description available.

Po ashtu, në këtë letër thuhet se: “OEK inkurajon deputet e Kuvendit të Kosovës të mendojnë me qetësi dhe të peshojnë argumentin se më e shtrenjtë është mbrojtja e publikut përmes mbrojtjes së shëndetit dhe parandalimit të importit të mbeturinave rrugore sesa efekti politik elektoral i heqjes së një kontrolli të domosdoshëm të automjeteve ata vënies së tyre në shërbim në trafikun e Kosovës”, theksohet ndër të tjera në letrën e OEK-ut.

No description available.

/Epoka e re/ A. MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën anije kërkimore turke u kthye në port nga…