Ofertat nuk mungojnë për Jorginhon, por ky është qëndrimi i Chelseat

13 dhjetor 2022 | 13:13

Mesfushori i Italisë, Jorginho është synim i dy skuadrave angleze, Tottenham Hotspur dhe Arsenal. Mirëpo, Chelsea nuk është e interesuar që të lejojë largimin e njërit prej lojtarëve më të mirë që ka aktualisht.

Gazetari italian, Matteo Moretto ka raportuar se Chelsea ka në plan një takim me Jorginhon para Krishtlindjeve për ta diskutuar të ardhmen e tij dhe t’i ofrojë atij një marrëveshje të re.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Rexhep Qosja përkrah iniciativën Qendrës “Gjenocidi në Kosovë -…