Ofertë 100 milionë euro, Juventusi vendos për Frederico Chiesa

19 korrik 2021 | 18:35

Frederico Chiesa zhvilloi një Europian të shkëlqyer, duke qenë vendimtar dhe duke i dhënë një ndihmë të madhe Italisë, për të triumfuar në fund.

Pikërisht duke parë formën e treguar nga sulmuesi, në gjurmët e tij u vunë disa prej klubeve më të mëdha europiane. Bayern Munich tentoi disa herë për ta marrë në skuadër, por marrëveshja me Juventusin nuk u arrit.

Nga ana tjetër edhe Chelsea ka tentuar ta afrojë yllin italian. Madje raportohet se së fundmi londinezët i kanë bërë Juventusit një ofertë pre 100 milionë eurosh. Megjithatë drejtuesit bardhezi nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e lojtarit dhe për këtë arsye kanë refuzuar ofertën e klubit anglez.

Chiesa shihet si një lojtar që vlen për të tashmen, por edhe për të ardhmen dhe vetë trajneri Allegri dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ri, pasi beson shumë në aftësitë e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fifi ka publikuar një imazh me dedikim në rrjete sociale.…