Oficieri’ vesh fanellën dhe iu dërgon mesazh lojtarëve të Juventusit para ndeshjes me Barcelonën

28 tetor 2020 | 19:37

Cristiano Ronaldo ka postuar një video mesazh për shokët e tij të skuadrës së Juventusit përpara ndeshjes me Barcelonën që zhvillohet sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pesë herë fituesit të “Topit të Artë” i është mohuar një përballje e ëndrrave me rivalin Lionel Messi pasi doli pozitiv për COVID-19 për herë të tretë.

Sidoqoftë, Ronaldo, kishte veshur fanellën e tij për t’i mbështetur shokët e tij për ndeshjen e madhe që zhvilloget në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

CR7 postoi në Twitter një video të tij nga shtëpia, para se të bënte festën e njohur të tij “SIUUUU” dhe të bërtiste Juve.

Ronaldo mori coronavirusin sa ishte në detyrë me ekipin kombëtar të Portugalisë, por thuhet se ai nuk ka pasur ende asnjë simptomë.

Sot, ai shfryu zhgënjimin e tij me situatën në Instagram.

Ai postoi një fotografi me shkrimin: “Ndjeheni mirë dhe shëndetshëm! Forza Juve!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka prezantuar të mërkurën nismën…