OKB: Bota po përballet edhe me krizë të shëndetit mendor

14 maj 2020 | 08:30

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pandemia e koronavirusit po shkakton shqetësime psikologjike shkaku i mungesës afatgjatë të investimeve në kujdesin e shëndetit mendor në shumë vende.

Nga profesionistët e shëndetit të vijës së parë, deri te punëtorët e pushuar nga puna, te familjet që përpiqen me punët shtëpi – shkollë, te të moshuarit që vuajnë vetminë dhe ankthin, pandemia është duke bërë dhe lënë pasoja edhe në shëndetin mendor të shumë njerëzve.

Në një dokument politikash të publikuar të enjten, OKB bëri thirrje që vendet ta përfshijnë shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale në planet e paketave të tyre të mbështetjes.

Shëndeti i mirë mendor është me rëndësi për një shoqëri që të funksionojë, thotë OKB dhe pa këto nisma, bota përballet jo vetëm me një krizë të shëndetit fizik, por edhe me një krizë të shëndetit mendor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se masakra në…