OKB-ja: “Facebook”-u është shndërruar në një bishë në Mianmar

13 mars 18:32

Hetuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë akuzuar rrjetin social “Facebook” për “rol vendimtar” në nxitjen e urrejtjes ndaj myslimanëve Rohingya në Mianmar.

Një nga pjesëtarët e ekipit që po heton aktet e mundshme të gjenocidit, ka thënë se “Facebook”-u është “shndërruar në bishë”.

Rreth 700 mijë myslimanë Rohingya kanë ikur në Bangladesh prejse Ushtria e Mianmarit ka nisur një operacion kundër militantëve Rohingya në shtetin Rakhine, në muajin gusht.

Misioni faktmbledhës i OKB-së në Mianmar, ka thënë se “Facebook” “ka kontribuar substancialisht në nivelin e armiqësisë te publiku i gjerë kundër myslimanëve Rohingya”.

“Gjuha e urrejtjes sigurisht që është pjesë e kësaj”, ka thënë kreu i misionit të OKB-së, Marzuki Darusman.

“Facebook” në një reagim ka theksuar se nuk ka “vend për gjuhë të urrejtjes” në këtë platformë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Progresive Serbe, Nenad Rashiq, ka thënë se…