OKB-ja kërkon ndaljen e luftës në Jemen

23 korrik 2019 | 16:31

Lufta në Jemen mund të ndalet, sepse palët ndërluftuese dhe komuniteti ndërkombëtar mbështesin marrëveshjen e paqes të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, në dhjetorin e kaluar, ka thënë të martën i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths.

“Të dyja palët vazhdojnë të këmbëngulin që ata duan një zgjidhje politike dhe zgjidhja ushtarake nuk është e opsion. Ata mbeten të përkushtuar ndaj marrëveshjes së Stokholmit në të gjitha aspektet e saj”, u ka thënë Griffiths gazetarëve në Gjenevë.

Lëvizja shiite Huthi është rebeluar në Jemen që nga viti 2014, kur ka marrë nën kontroll një pjesë të madhe të territorit, duke e detyruar presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të mërgojë.

Konflikti është përshkallëzuar në mënyrë dramatike në mars të vitit 2015, kur Arabia Saudite dhe tetë vende të tjera sunite arabe – të mbështetura nga ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca – kanë filluar sulmet ajrore kundër rebelëve Huthi, me qëllim, siç është thënë, rikthimin e qeverisë së presidentit Hadi.

Rebelët huthi mbështeten nga Irani.

OKB-ja ka bërë me dije se mbi 7 000 civilë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fotograf i njohur është akuzuar publikisht për shantazh seksual.…